Aksident i trefishtë në Lushnje, ja detajet e para

Tre automjete janë përfshirë në aksident në hyrje të qytetit të Lushnjës.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur por dëmet materiale janë te shumta.

Sipas policisë shkak i këtij aksidenti është bërë parakalimi i gabuar. Mjeti tip “Fiat” është përplasur përballë me mjetin tip “Seat” dhe “Golf” ne përpjekje për parakalim. Drejtuesi i mjetit nuk ka llogaritur sakte distancën gjate parakalimit duke shkaktuar përplasjen.

Tre drejtuesit e mjeteve te përfshira ne aksident po merren në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e tij.

Share it :