Ftoj shqiptarët, kudo që janë, me dy gishta lart, të ngrenë lart e më lart flamurin kombëtar dhe flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik.
Duke përfunduar edhe njëherë, ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se ky dimër do të shkrijë të gjithë akujt.
Kjo lëvizje në këtë dimër do të shkrijë të gjithë akujt.
Do ecë e sigurt në fitoren e PD-së, fitoren e Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!