Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Vlorë

Është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në Vlorë, në zonën e “Plazhit të ri”.

Trupi është nxjerrë në breg nga dallgët, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *