Në prill të vitit 2016, Edi Rama, kryeministër i një vendi të vogël të botës, jep një intervistë për revistën e njohur, “Foreing Policy” ku dhe komenton kandidaturën e Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.
Asokohe askush nuk besonte se manjati amerikan do të mund të fitonte një garë presidenciale duke qenë i pasprovuar në terrenin politik siç ishte rivalja e tij, Hillary Clinton.
Ja citimi i Ramës në prill të vitit 2016
“Donald Trump dhe të tjerët në Europë janë me të vërtetë turpi i civilizimit tonë”.
I sigurtë që nuk do të fitonte Trump, nisur nga fryma që i percillte Soros, Edi Rama do të shprehej në mbështetje të Clinton, me megallomaninë e tij të të folurit për gjithçka, por më shumë se kaq, bëri servilin ndaj Clintonit e cila kishte një mbështetje të fortë na atë garë nga Xhorxh Soros. Ai ofendoi dhe sulmoi kandidatin Trump , me porosi të Soros, në mënyrë që t’i tregonte botës që, edhe një vend i vogel si Shqipëria nuk e don Trump.
Të gjithë e dinë se ç’ndodhi më pas, nga zvarritja e Ramës nëpër takime ndërkombëtare me para e me lobistë që të rrokte një foto me Trumpin.
Mirëpo, ajo që nuk dukej publikisht ka qenë edhe më e rëndë dhe është zbuluar së fundmi.
Vetëm një vit pasi Trump u zgjodh president i ShBA-ve, Edi Rama ka bredhur si sekser në hotelet e tij në New York me Charles McGonigal dhe ish-sigurimsin shqiptar, Agron Neza, duke lobuar për të shpallur Sali Berishën “non grata”.
Një raport i demokratëve në ShBA, nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve ka zbuluar se Rama mes viteve 2017 – 2020 ka qenë klient në hotelet e Trump ku ka ngrënë dreka e darka mijëra dollarëshe me agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar me katër vite burg për “çështjen ruse”, ku ka pranuar se ka bërë ndërhyrje për të hequr “non gratan” e mikut të Putinit, dhe që pritet të dënohet sërish për atë që quhet ‘çështja shqiptare’ në shkurt të këtij viti.
Sigurisht që Trump nuk mban listën e sekserëve që futen në hotelet e tij, duke bërë pazare me para të pista, por raporti i kongresmenëve demokratë fakton të gjitha akuzat që bëhen ndaj Edi Ramës si autor i “non grata-s” dhe burgosjes së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.