SPAK mori “peng” Elton Qynon/ “Reporterët pa kufij” thirrje Gjykatës: Të kthehen pajisjet e gazetarit

Organizata për Mbrojtjen e Gazetarëve për Lirinë e Shprehjes, “Reporterët pa Kufij” ka reaguar lidhur me rastin e paprecedentë të ndodhur mes gazetarit Elton Qyno dhe prokurorisë speciale SPAK.

Organizata, që lufton për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve në të gjithë botën i ka quajtur veprimet e SPAK, si kërcënim të fshehtësisë së burimeve të gazetarit Qyno.

Gjithashtu “Reporterët pa Kufij”, i bëjnë thirrje Gjykatës Speciale të Apelit të vendosi kthimin tek gazetari Qyno të materialeve familjare dhe të punës si dy telefona, dy kompjutrat dhe materialet e tjera profesionale.

Në reagimin përmes platformës “X”, “Reporterët pa Kufij” shkruajnë si më poshtë vijon: “…Shqipëri: Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit Elton Qyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar, kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale. “Reporterët pa kufij” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit…”.

Gazetari Elton Qyno ushtron detyrën e tij prej 18 vite. Për gjatë gjithë karrierës së tij, gazetari ka mbuluar çështje tepër sensitive që lidhen me Krimin e Organizuar brenda Shqipërisë dhe Jashtë saj. E gjithë puna e gazetarit mbështetet mbi burimet konfidenciale të krijuara për një kohë të gjatë, brenda administratës dhe jashtë saj.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *