Kryedemokrati Sali Berisha ka zbërthyer skemën që sipas tij po përdor kryeministri Edi Rama për t’i shpëtuar aferës ‘Mc Gonigal’.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama po shet Vangjush Dakon dhe Tom Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Damian Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal, i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro ryshfet per t’i hequr nga lista e non gratave.
“Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Ëashington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal sëbashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën. Ky proces që zhvillohet në shkurt ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës. .
Aktualisht Rama po perpiqet të shesë në mbrojtje të vetës Gjiknurin për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës.
Rama gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal, i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro rryshfet per t’i hequr nga lista e nongratave.
Por, a do pranojë Gjiknuri të cilit i thotë se unë të shpetova nga djegësat ti do më shptosh nga afera McGonigal përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurtë Rama është i pashpresë”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.









