“Drama e eksodit”, Xhaferri: Rama e ktheu Shqipërinë në një azil!

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas të dhënave tronditëse të publikuar nga INSTAT në lidhje me eksodin tragjik që ka ndodhur me shqiptarët në vitet e fundit.

Xhaferri është shprehur se deri në 2013 rinia ishte potenciali më i madh i Shqipërisë, e sot pas një dekade qeverisje nga e majta, rinia është drama jonë më e madhe si shoqëri, pasi eksodi masiv, i ka larguar vendin trurin dhe fuqinë që është injektori kryesor i zhvillimit të një kombi.

Postimi:

 

Deri në 2013 rinia ishte potenciali më i madh i Shqipërisë, e sot pas një dekade qeverisje nga e majta, rinia është drama jonë më e madhe si shoqëri, pasi eksodi masiv, i ka larguar vendin trurin dhe fuqinë që është injektori kryesor i zhvillimit të një kombi.

Si një i ri që puna më ka detyruar të vizitoj çdo vend të Evropës, nuk përbën asnjë surprizë raporti i fundit i INSTAT sipas të cilit në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.

Kur lexova raportin më erdhën ndërmend gjimnazistët e Kukësit që në mbrëmje të maturës në vend të një dege studimi në Universitet kishin ëndërr në sirtar arritjen gjallë në Britani, por kjo ëndërr nuk ishte vetëm e të rinjve të Kukësit, por e të rinjve nga mbarë vendi.

Shifrat dhe realiteti janë dramatike, ndaj një politikë kombëtare për ndaljen e shpopullimit është emergjencë dhe kjo politikë nis me betejën kundër Edi Ramës, njeriu që largoi nga Shqipëria 1 milionë shqiptarë, armiku më gjakatar i rinisë sonë, të cilët i përzuri rrugëve të Evropës.

Share it :