Deputeti Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me statusin “Investitor Strategjik”, të marrë nga një kompani për ndërtimin e një hoteli dhe kazinoje.
Shehaj thotë se qeveria i ka falur 19 mijë metër katrorë tokë publike, një kompanie të sapokrijuar.
“Qeveria Rama ka shpallur investitor strategjik dhe i ka falur 19 mijë metër katror tokë publike në qendër të Tiranës një kompanie të sapo krijuar.
Sipas qeverisë, investitori strategjik i përzgjedhur pa garë, “Adriatic Resorts SHA” do të investojë rreth 200 milionë euro për të ndërtuar një hotel dhe kazino.
Por, aksionerët kryesorë që kanë rreth 40% të kësaj kompanie janë një qytetar amerikan me profesion konsulent dhe një shqiptaro-amerikan me profesion ndërmjetës (broker).
Por, aksionerët kryesorë që kanë rreth 40% të kësaj kompanie janë një qytetar amerikan me profesion konsulent, Steven Gallaway, dhe një shqiptaro-amerikan me profesion ndërmjetës (broker), Engjell Pasha.
Këta të dy kontrollojnë kompaninë në Tiranë nëpërmjet tre kompanish të tjera zinxhir në Angli dhe SHBA, një prejt të cilave është krijuar dhe pezulluar të nesërmen.
Ndërsa pronarët e tjerë janë të kompanisë janë të fshehur.
Si në rastin e resortit të Xhackës, koncesionit të Beqajt, inceneratorit të Veliajt e shumë të tjerë, përdoren skema me pronarë fiktivë ose të fshehur për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pronës publike.
Shqipërisë i duhet një qeveri e pakorruptuar!”, shkruan deputeti, i cili së fundmi ka lajmëruar nisjen e një lëvizje të re politike.