Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse që rëndojnë edhe më shumë rolin e 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij që ta çojë atë drejt vetëvrasjes.
“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, mësohet të jetë shprehur e bija e viktimës para grupit hetimor.
Nëna i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me babanë e saj.
Ndërkohë që gjatë këqyrjes së telefonit të 45-vjeçarit, të cilin ia kishte dhënë për ta fshehur motrës së tij, janë zbuluar mesazhe kërcënuese dhe video që ai i kishte dërguar gruas së tij të ndjerë.
Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok.
Bedrie Loka vrau veten në datën 2 janar, por policia ka ndërmarrë veprime të shpejta hetimore pasi rasti i saj u bë mediatik. Këtë të shtunë është arrestuar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka që dyshohet se e kishte rënduar gjendjen psikologjike të gruas dhe e kishte kërcënuar me një thikë bashkëshorten e tij.
Fëmijët e gruas së vetëvrarë kanë treguar se babai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tyre, megjithëse kishin heshtur më parë. Po ashtu policia po kryen veprime për gjetjen e personit që kishte hapur një adresë false në TikTok, në të cilën denigronte prej më shumë se një viti Bedrie Lokën.
Gruaja vrau veten me fotoksinë, por kishte denoncuar një vit më parë denigrimin që kishte pësuar në rrjetet sociale. Kjo mendohet se ishte në zanafillë të sherrit mes Bedrie Lokës dhe të shoqit, Xhemalit që jetonte jashtë vendit.
Por një vit më parë, kur mori kallëzimin nga Bedrie Loka, policia e Durrësit e kaloi me indiferencë denoncimin.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/06/vellai-i-bedries-akuzon-motren-ma-vrau-burri-i-saj-nuk-ka-pare-nje-dite-te-bardhe-ne-23-vite-martese/