Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter ka rënë para pak minutash në Janinë. Lëkundjet janë ndier edhe në territorin shqiptar në jug të vendit e sidomos në zonën përreth Gjirokastrës. Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në jugperëndim të Kalpaqit, fare pranë kufirit me Shqipërinë. Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.
