Disa demokratë kanë marrë pjesë sërish në një protestë të zhvilluar në rrugicën poshtë shtëpisë së Kryetarit të opozitës Sali Berisha i cili i ka përshendetur dhe falenderuar për rezistencën e tyre
Berisha: Një përshëndetje vëllazërore. Ju shpreh ju sonte mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh. Sonte e shi në kushte të vështira ju dëshmuat se s’ka asnjë pengese para jush në kthesën tuaj në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe që po rrënon çdo ditë qenien e kombit dhe qe quhet Edi Rama dhe Rrëgjimi i tij. Miqtë e mi në rast se mendojmë se çfarë është shpresa… është ajo që shpon çdo errësirë, çdo tunel dhe qe i jep dritë udhës që duhet të ndjekim. Në të vërtetë shpresa sot jeni ju me qëndresën tuja të cilët keni vendosur të përballi me diktaturën, keni vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, keni vendosur të mbroni dinjitetin njerëzor nga narkoshteti i Ramës që po rrënon çdo ditë shqiptarët.Dy vjet me parë ju në ndjesinë me fisnike të njeriut të dinjitetit të tij kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Ramës u ngritët fuqishëm në pushtetin më të jashtëzakonshëm dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve. I thatë jo presionit te mafies se Xhorxh Soros dhe përpjekjeve të tyre për të lënë Shqipërisë pa opozitë, dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar e cila beri gjithçka për të dalë në shesh për të lënë mënjane çdo mashtrim e gënjeshtër dhe u tha shqiptarëve te vërtetën se sot për vullnetin tuaj për votën tuaj ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën e shkuar dhe ky armik është Edi Rama. Ju dolët në shesh të vendosur për të përmbysur murin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar për të hapur me betejën tuaj epike dyert e shqiptarëve për votën e lirë.