Shiu nuk e ndal protestën në ditën e 9, poshtë shtëpisë së liderit të opozitës

Pavarësisht reshjeve të shiut, dhjetëra qytetarë dhe pjesëtarë të PD-së kanë marrë pjesë në një protestë të zhvilluar në rrugicën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, në mbështetje të këtij të fundit.

Deputeti Edmond Spaho u bëri apel “gjithë intelektualëve dhe shtresës së mesme, përfaqësuesve të shoqërisë civile që sot është dita, jo nesër: Duhet të na bashkoheni në këtë betejë. Mos prisni që e keqja do trokasë në dyert tuaja”.

Të gjithë ata që heshtin e shikojnë, unë ju them, lëvizni e bashkohuni me ne” shtoi ai, “me rezistencë do rrezojmë diktaturën”.

Kryetarja e PD e dega 9 në kryeqytet Eda Grimçi pasi ka përshëndetur pjesëmarrësit tha, “o sot o kurrë, duhet të reagojmë sepse ky është misioni hyjnor i çdo nënë dhe çdo demokrati”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *