Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Vokshi: Të rikthehet për diskutim paketa që kontrollon mediat online

0
83

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me  vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, teksa e konsideron si një (vet)vrasje të paralajmëruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ende askush s’po mban përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndëm, për mosfunksionimin e hallkave shtetërore. Deputetja demokrate i bën thirrje kryeparlamentares, Lindita Nikolla, që të rikthejë për diskutim paketën që “e mbajnë në sirtar” prej dy vitesh, që kontrollon mediat on line, edhe pse BE, OSBE, Komisioni Venecias e kanë kundërshruar me forcë.

Vokshi shprehet më tej se në këtë (vet)vrasje të paralajmëruar ka dështuar Qeveria, Policia, Polita dhe Shoqëria Civile. Sipas saj, mekanizmi i referimit të mbrojtjes se grave nga dhuna nuk funksionon.

Deputetja deklaron se në një vend ku Kryeministri është nxitësi kryesor i dhunës, jetët e grave janë të rrezikuara, teksa u bën apel grave të reagojnë.

Reagimi i plotë: 

Një tjetër kronikë e një (vet)vrasje të paralajmëruar!

Pas kaq orësh, askush nuk mban pergjegjesi për humbjen e jetës së një gruaje 41 vjecare, nënë e 4 fëmijëve!
Ministri i Brendshëm mjaftohet me një status të përgjithshëm në fb.

Lindita Nikolla nxiton të rikthejë për diskutim paketën që e mbajnë në sirtar prej dy vitesh, që kontrollon mediat on line, edhe pse BE, OSBE, Komisioni Venecias e kanë kundërshruar me forcë. Edhe fatkeqësinë e shfrytëzojnë për interesat e qëllimet e kahershme të Edi Ramës, për t’i mbyllur gojën cdo zëri kritik.

Pas kaq orësh, asnjë përgjegjësi për mosfunksionimin e hallkave shteterore!!

Edhe sa gra duhet të vriten që të ketë një reagim!!!

Kjo ngjarje e dhimbshme, e paralajmëruar, nuk u ndal dot.

– qeveria ka dështuar
– policia ka dështuar
– politika ka dështuar
– shoqëria civile ka dështuar

Sistemi i mbrojtjes së grave nga dhuna ka rënë. Mekanizmi i referimit të mbrojtjes se grave nga dhuna nuk funksionon.

Kjo ngjarje ishte e paralajmēruar si qindra ngjarje të tjera, por shteti nuk reagoi, shteti nuk e mbrojti 41 vjecaren, nënë e 4 fëmijëve.
Në një vend ku Kryeministri është nxitësi kryesor i dhunës, jetët e grave janë të rrezikuara.

Sot duhet reagim!

Gratë, nënat duhet të reagojnë, në mbrojtje të fëmijëve, në mbrojtje të familjeve.

O sot, o kurrë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here