Ambasada Amerikane në Tiranë uron kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar Violeta Berishën, për betimin dhe marrjen e detyrës si kryebashkiakja e parë në SHBA.

Përmes një postimi në facevook, ambasada uron berishën dhe për një tjetër sukses që është gruaja e parë që mban pozicionin e kryebashkiakut të Fairvieë, në Neë Jersey.

“Urime për Violeta Berishën, e cila së fundmi u betua si Kryetare e Bashkisë së Fairvieë në Nju Xhersi, duke e bërë atë të parën shqiptare-amerikane dhe gruan e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Fairvieë si bashki”, shkruan ambasada.

Edhe Presidenti Bajram Begaj ka uruar Violetta Berishën për zgjedhjen e saj.  Begaj e konsideroi këtë një moment historik edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Presidenti vlerësoi se suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *