Prej 7 ditësh i mbuluar me baltë, gjendet i pajetë trupi i një personi në Korçë

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë.

Trupi i një personi të pajetë u gjet paraditen e sotme në lagjen 17 të këtij qyteti. Dëshmitarë nga vendngjarja deklaruan se viktima ishte një burrë i moshuar i moshës 88-vjeçare. Sipas informacioneve, kufoma kishte rreth një javë i mbuluar në baltë.

Policia njofton se viktima ishte raportuar i humbur në datën 18 Dhjetor nga vajza e tij.

NJOFTIMI

“Më datë 20.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja I. P., 61 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se më datë 18.12.2023, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë.”

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *