Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç politikanit serb që u dhunua barbarisht pasi kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari, ka folur për gjendjen shëndetësore të babait të saj.
Për Euroneës Albania, Klara Sanduloviç tha se i ati po mbahet në burg dhe se kur ka shkuar të interesohet për gjendjen e tij, nuk i kanë dhënë informacion.
Klara ngriti dyshime se babai i saj, Nikola Sanduloviç, po mbahet në burg për t’u vrarë.
“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin”, tha ajo.