Tërmeti i fuqishëm në Japoni/ Rritet bilanci i viktimave, mbi 160 të vdekur

Tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë më 1 janar la të paktën 161 të vdekur.

Më shumë se 2,000 njerëz kanë mbetur të izoluar këtë të hënë, ndërsa mediat e huaja raportojnë se reshjet e mëdha të borës kanë ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gati një javë pas tërmetit me magnitudë 7.5 ballë i cili la gjithashtu 560 të plagosur, 103 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmeti, i ndjekur nga qindra pasgoditje, shkaktoi rrëshqitje dheu, shembje ndërtesash dhe rrugësh dhe zjarre.

Po ashtu shkaktoi një cunami me valë më shumë se 1 metër të lartë në bregun e Gadishullit Noto, një rrip i ngushtë toke rreth 100 kilometra i gjatë që shtrihet në Detin e Japonisë. Lëkundjet u ndjenë deri në Tokio, 300 kilometra larg.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *