“Duhet bashkim urgjent”/ Bardhi: Bashën nuk e shoh të angazhuar në opozitë

0
222

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një intervistë ka thënë se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës atëherë edhe ky sesion parlamentar nuk do të jetë i qetë.

 

Bardhi në një intervistë për Ora News foli për nevojën urgjente për bashkimin e opozitës, ndërsa tha se dera është e hapur edhe për Lulzim Bashën, por me kushtin që ai të bëjë opozitë. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se aksioni në Kuvend do të vazhdojë. Madje sesioni sipas tij nuk do të jetë aspak i qetë.

“Nuk kemi përjashtuar asnjë opsion në aksionin tonë në Kuvend. Do të vendosë grupi parlament në një mbledhje para sesionit të ri për të vendosur nëse do të përshkallëzohet aksioni. Jam i bindur se shumë shpejt do të finalizojmë një projekt për bashkim brenda partisë dhe me partitë opozitare. Po flisja për denoncime ndaj qeverisë Edi Ramës. Nuk e kam parë Bashën që të jetë i angazhuar në këtë veprimtari opozitare. Kanë gjithë kohën para që ta bëjnë.”-ka thënë Bardhi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here