Krijimi i ministrisë së re/ Boçi: Ka qëllime korruptive për t’i vënë në dorë shërbyesit e korrupsionit

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi , komentoi krijimin e ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhja.

Boçi tha nga konferenca për mediat se krijimi i saj ka qëllime korruptive sepse nuk mund të ketë një ministri që tejkalon këshillin e ministrave.

“Këto ministritë që Rama i nxjerr nga xhepi, me synime korruptive, për t’i vënë në dorë të njerëzit e tij të afërt, shërbyesit e tij në korrupsionin e tij dhe pastrimin e këtij korrupsioni, sikurse janë ministritë që lindin kur vijnë zgjedhjet. Se çfarë lidhje mund të ketë kjo ministri me ndarjet e veta, vetëm një mendje jo planetare mund ta gjejë, sepse ministritë kanë linja klasike, tradicionale. Nuk mund të ketë një ministri që tejkalon këshillin e ministrave. Qëllimi i saj është korruptiv”, tha ai.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *