Marrëveshja për refugjatët, Çollaku: Mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare

0
101

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV për marrëveshjen Rama-Meloni, për sjelljen e refugjatëve italianë, gazetari Basir Çollaku, është shprehur se kjo do të jetë një ‘parajsë’ për mafian.

Sipas Çollakut, nëse deri më tani, mafia shqiptare ka qenë nënkontraktore e mafias italiane, tani rolet do të ndryshojnë.

‘Në këtë proces, mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare’, tha Basir Çollaku.

‘Një vend ku jo vetëm pushteti qendror, por edhe te ai lokal, ka një ortakëri me krimin në mënyrë të frikshme.

 

Sapo kemi bashkuar ministrinë e Kulturës, me Ekonominë dhe Inovacionin, sepse kryeministri duke dashur që të investojë tek këta incvestitorët strategjikë që gjysma është në qeli, çereku në kërkim, dhe tani është duke zbatuar ortakërinë e tyre.

 

Ky trekëndëshi Tiranë-Durrës-Lezhë është një nga vatrat e krimit të organizuar.

 

Tek emigracioni mundësia për të penetruar krimi i organizuar dhe terroristi janë të larta. Cila është siguria jonë kombëtare në këtë rast.

 

Rama është kuotat me të ulëta si individ, si politikan.

 

Dihet çështjet, qeveria. I duhet një ngjarje e fortë ta çojë vëmendjen jashtë kryeministrit. Ai ka shëtitur në çdo vend të botës duke u vetëofruar për hallet dhe problemet e tyre. E kemi nisur me ujgurë, muxhahedinë, afganë.

 

Para disa vitesh një invertistë me ish-zëvendës shefin e Antimafias, Francesco Mandoi, që kohët e fundit ka qenë edhe këshilltar i Ramës. Është një nga njohësit më të mirë të kriminalitetit shqiptar.

 

Mafia shqiptare që sipas Nicola Gratterit, ka kapur medaljen e argjendit në Europë, është nënkontraktore e mafias italiane.

 

Në këtë proces, mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare’, tha Basir Çollaku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here