Mbledhja në Shëngjin, zbardhen diskutimet. Rama qetëson socialistët: S’ka zgjedhje të parakohshme

Ministrat, drejtuesit politikë socialistë, kryetarja e Kuvendit, krerët e komisioneve parlamentare dhe drejtorët e drejtorive më të mëdha në vend, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama janë duke zhvilluar një mbledhje në Shëngjin, që do të zgjasë dy ditë dhe ku qeveria do të përcaktojë prioritetet e punës për vitin 2024.

Takimi duket se qëllimisht është zgjedhur të mbahet në Lezhë, aty ku porti i Shëngjinit dhe Gjadri janë përzgjedhur si dy pikat ku do të ngrihen qendrat pritëse për 36 mijë emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, nëse Gjykata Kushtetuese do të japë “OK”.Burime për A2CNN bëjnë me dije se Rama është kujdesur të qetësojë socialistët duke ju thënë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, vetëm një muaj pasi i “kërcënoi” me këtë tezë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *