Ministri Kulture bashkë me Ekonominë, si landfill i injorancës së Ramës!

Nga Petrit Vasili:

Çmenduria e fundit e Edi Rames dhe krijimi i nje ministrie idiote duke bere badhke kulturen dhe ekonomine eshte prove se injoranca mafioze s’njeh kufij.
Tashme Edi Rama po krijon landfille ku merr copa mbeturinash nga ministri te ndryshme dhe i bashkon si ne landfill, ku bashkohen plehra nga me te ndryshmet.
Landfille dhe inceneratore ky eshte lejtmotivi i Edi Rames pra te punoje vetem me gjëra qe kuterbojne ere te qelbur.
Ne vitet e Edi Rames çdo gje vjen erë te piste.
Ekonomi e piset, para e piset, koncesione te pista, tendera te pista,polici e piset, emerime qeveritare, bashkiake shteterore te pista kjo eshte tabloja e qeverisjes se Rames.
Qeverisja e Rames eshte shnderruar me nje landfill i madh mafioz ku asnje pjese e qeverise dhe kudo ku kjo qeveri ve doren qelb dynjane.
Babezia mafioze eshte bere bashke me injorancen e frikshme te nje Edi Rame te shkolluar keq dhe nje injorant funksional tipik.
Tashme cdo profesionist i cdo fushe e ndjen veten totalisht jashte mundesise per te dhene mendim dhe opinion e aq me pak per te kontribuar, sepse muri i injorances mafioze qeveritare eshte shume i larte.
Cdo injorant apo aventurier rrugesh eshte bashkbisedues dhe bashkepuntor i privilegjuar i kesaj qeverie.
Cdo gomarllek ka shanse maksimale te ece perpara, ndersa cdo propozim profesional eshte i destinuar te shtypet dhe asgjesohet.
Sic thote xha Sulua tek filmi Kapedani: ” nga amerikanet ne Vietnam te nderzimi artificial” ashtu eshte edhe qeverisja e Rames.
Pasoja e kesaj baderdie mafioze ne qeverisjen e vendit eshte shpopullimi dhe shkretimi i vendit.

Share it :