Boçi: Bashkimi i PD është shumë pranë, pengesat artificiale kanë mbaruar

0
193

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi.është shprehur se nëse nuk do të ketë një bashkim, ku duket që janë pjekur kushtet, atëherë të gjithë do të humbin, por humbjen më të madhe do ta ketë Shqipëria nën regjimin e Ramës.

“Bashkimi është një proces por jo shumë i komplikuar anopsi bazohet mbi vullnetet politike te njerëzve të zgjedhur apo të njerëzve që kanë autoritetet ë tyre në fushën e politikës. Nëse ka vullnet nuk ka gjë të komplikuar dhe ky vullnet është pjekur tashme dhe nuk ka më pengesa artificiale.

Pa bashkim do të humbasin të gjithë dhe bashkimi është elementi kryesor që duhet të dalë në pah sot dhe të vazhdojë për të arritur vazhdimësinë dhe paraqitej e PD si alternativë të besueshme qeverisëse. Nëse ky vullnet ekziston të tjerat pastaj nuk vlejnë dhe nëse vullneti nuk ekziston atëherë mund të gjesh një mijë e një arsye.

Politika është evolucion dhe njeriu evoluon ku bëjmë gabime dhe ajo ecën paralel me suksesin dhe forca e një politikani është nëse arrin të vetëkorrigjohet dhe të ecë në një vijë me votuesit që e kanë zgjedhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here