Dyshonte se i pë*dhunoi vajzën, shqiptari vret kunatin në Greqi

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë gjah nga kunati i tij 50-vjecar. Ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari ishte kunat i viktimës, dhe dyshonte se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 9 vjeçe. Pas krimit, autori është dorëzuar vullnetarisht në polici dhe ka pranuar vrasjen.

50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *