Kuvendi njofton KQZ-në për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt, ja kush pritet ta zëvendësojnë

Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nis procedurës për zëvendësimin e Arben Ahmetajt.

Shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, vë në dijeni KQZ se Arben Ahmetaj ka humbur mandatin për shkak të mungesës gjashtëmujore nga punimet e Kuvendit dhe kërkon zëvendësimin.

Burime nga KQZ bëjnë të ditur se institucioni po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, si e para në radhë për të marrë mandatin e Ahmetajt.

Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetes, në të kundërt, ai i kalon kandidatit tjetër në radhë, Plarent Ndreca.

Image

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *