Shtyhet sërish gjyqi për Fredi Belerin, ja arsyeja

0
128

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë për në datë 25 janar. Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Prokuroria pretendon se është provuar tej çdo dyshimi se Beleri i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë para për votat që ai do të siguronte për të në zgjedhje. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here