Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, për të bërë reformën në mënyrë të njëanshme.
Gjatë bisedës ne syritv, Bylykbashi duke komentuar edhe propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi u shpreh se propozimet e Lulzim Bashës, janë interesi i Edi Ramës.
‘Komisioni i Reformës Zgjedhore bipartizan, me dy bashkëkryetar, me veton e mazhorancës dhe opozitës, dy partive kryesore, ka garantuar dy herë rotacion politik demokratik me votë, në vitin 2005 dhe 2013.
Që kur ka ardhur Edi Rama nuk ndodhur më komision reforme zgjedhore konsensual në parlament. Edhe këshillit politik, edhe ai më pas u nxor nga loja me ndryshimet kushtetuese të njëanshme.
Rama nuk po thotë asgjë të re, por po e thotë në mënyrë të hapur atë që ka ndërmend të bëjë dhe që ka bërë edhe në të shkuarën. Do ta bëjë reformën vetëm.
Ai votat nuk i ka, ka vetëm 75 vota të PS-së, 3 vota të partisë së Tom Doshit, dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është me votat e Lulzim Bashës.
Reforma zgjedhore nuk është një garë, se kush propozon i pari një draft. Propozimet që ka bërë Basha, janë të tilla që i hapin rrugën, jo vetëm ndryshimeve në Kodin Zgjedhor mes këtyre të dyve, Ramës dhe Bashës, por eventualisht mund të shkohet edhe në ndryshimin e Kushtetutës, për ta bërë Shqipërinë, Republikë Presidenciale.
Propozimi është i Bashës, interesi është i Ramës. Qartazi drafti është i Ramës, qëllimi është i tij, për ti dhënë atij një pushtet që nesër Rama të jetë President me pushtet njësoj si Vuçiç, por ama propozimin e ka bërë Basha.
Nëse Rama do të pranonte presidentin nga popullit, duke bërë sikur po e bën nga halli, por ky është interesi i tij, atëherë Basha është krejt i motivuar për ti dhënë votat Ramës, që ai e tha në fjalën e tij në fund të dhjetorit, që tha, se do të përpiqem të gjej konsensus numerik, në ndryshim nga ajo që kërkojnë ndërkombëtarët’, tha Oerd Bylykbashi