Dhunoi vajzën e mitur dhe bashkëshorten, vihet në pranga 39-vjeçari në Pogradec

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Pogradec , pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu është arrestuar dhe një 38-vjeçar, paso dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

O. B., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”– njofton policia

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *