Diplomati i njohur plas ‘bombën’: Dosja Rama-Vuçiç shumë më e frikshme se McGonigal

Diplomati i njohur, Agim Nesho i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur për prentencën ndaj Charles McGonigal, është shprehur se, procesi ndaj Ramës është në përfundim.

Sipas Neshos, dosja Rama-Vuçiç është më e rëndë dhe e frikshme se ajo McGonigal.

‘Procesi ndaj Edi Ramës është në përfundim.

Sa më shpejt ta bëjnë, aq më mirë është në interesat amerikane në rajon dhe në krijimin e një situate të shëndoshë të demokracisë dhe shëndetit ligjor, i cili në kushtet e një konfrontimi politik me Rusinë, kërkohet edhe që Shqipëria të mos mbetet peng i këtyre oligarkëve që nga dita në ditë po shikohet se çfarë bashkëveprimi kanë pasur si Rama dhe Vuçiç.

Skandali që do ti japë fund është zbardhja e bashkëpunimit të Ramës me Vuçiç. Aty do të dalin petët e lakrorit dhe do të jetë fundi, që tani po e shikojmë nga zyrtarët e lartë si nga Kemeruni, sot nga ministri i Jashtëm Gjerman, që thotë se është e patolerueshme që një njeri që është satelit i Putin të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Është Rama i vetëm, një vend anëtar i NATO, i cili në të gjitha takimet ndërkombëtare edhe në takimet e NATO kërkon që Vuçiç të jetë njeri i privilegjuar se këtu janë kushtet.

Ky është një pus i thellë ndyrësirash brenda që Shqipëria fatkeqësisht në këto 10 vite po e vuan’, tha Agim Nesho.

Share it :