Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat me Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në Tëitter, Osmani ka falënderuar Sheikun Bin Zayed që pranoi propoimin e saj.

Sipas presidentes, marrëveshja është arritur gjatë takimit që pati me homologun arab një muaj më parë.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Share it :