Gjeorgjia Murati përcillet sot për në banesën e fundit, 39-vjeçari me 45 çështje penale

0
75

Ditën e sotme rreth orës 11:00, në zonën e Ai Giannis në Kalamaria në Selanik, do të përcillet për në banesën e fundit trupi i së ndjerës Gjeorgjia Murati, shqiptares që dyshohet se u vra me thikë nga partneri i saj dhe miku i këtij të fundit natën e ndërrimit të viteve.

Sipas mediave greke, 39-vjeçari numëron 45 dosje penale për raste të ndryshme, përfshirë dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim të motrës.

Ndaj dy të pandehurve është ngritur kallëzim penal për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë, grabitje si dhe për armëmbajtje pa leje e përdorim të paligjshëm.

“Nuk jam i përfshirë në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej kufoma”, ka thënë partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here