Kthjellime dhe vranësira, ja si pritet të jetë moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës e pasdites vonë kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: -3 deri 5°C në zonat malore, 1 deri 16°C në zonat e ulëta dhe 4 deri17°C në zonat bregdetare.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *