Përndiqnin ish-partneret e tyre, arrestohen dy të rinjë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi përndiqnin në mënyrë të përsëritur ish-partneret e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të fejuarën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *