Familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërriti pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar para Parlamentit Evropian.
Majlinda Sula, motra e viktimës, i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN në një labotator jashtë vendit.
Ajo deklaron se familja është e gatshme që ta paguajë vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.