Abilekaj: Rama e zgjoi Lulin pasi i duhet për reformën zgjedhore

0
175

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në SYRI TV, u shpreh se, Edi Rama e zgjoi Lulzim Bashën, që të bëjë reformën zgjedhore dhe ti ketë zgjedhjet e 2025 në tavë.

Sipas Abilekajt, Rama nuk ikën në mënyrë demokratike.

‘Çfarë bën Rama sot.

Pse vendosi që të bëjë reformën zgjedhore pa opozitën.Pse e prishi një traditë demokratike, që në një vend si ne ku institucionet demokratike janë të brishta, janë të domosdoshme.

Lulit ju afrua, e përmendi Lulin e faktorizoi Lulin. E zgjoi Lulzim Bashën nga gjumi se i duhet për reformën zgjedhore.

Që në reformë të bëhen ndryshime si primi, të numërohen votat nga administrata shtetërore. Pra që zgjedhjet e vitit 2025 të jenë në tavë, dhe sa do faktorë ndërkombëtarë të ndërhyjnë apo të sugjerojnë të ikë Rama, të mos ketë asnjë mënyrë demokratike, apo paqësore për ta larguar.

Ai forcon pushtetin e vet’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here