Bardhi: Do të çojmë në ‘Kushtetuese’ ligjin që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit dhe atë për tatimin e profesionistëve të lirë

0
106

Gazment Bardhi në një dalje për mediat, pas mbledhjes me grupimin e Rithemelimit, tha se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dy ligje.

‘Së treti kemi vendosur ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë.;’- tha Bardhi.

Duke u ndalur tek diskutimi për Reformën Zgjedhore, Balla tha se ka dalë qartë që Edi Rama do të mbaj të bllokuar në mënyrë që ta trajtojë si mall që shitet në treg.

‘Doli qartë se pse kërkon të mbaj bllokuar punën e komisionit për Reformën Zgjedhore. Qëllim i Edi Ramës është që ta trajtojë Reformën Zgjedhore si mall që shitet në treg. Unë dua të shpreh keqardhjen që një pjesë shumë e vogël që konfirmuan dje që janë në këtë tentativë. Edhe asokohe në 2020 deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, shkuan dhe bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet me opozitës. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike. OSBE- ka folur për një legjislacion të qëndrueshëm zgjedhor. Prioritet për çdo opozitar duhet të ishte rikthimi i ligjit zgjedhor aty ku ishte para se të ndryshohej në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës. Po kërkohet të digjet komisioni për reformën zgjedhore. Edi Rama ka treguar se është i zoti për të bërë Pazar.’- tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here