Këlliçi: SPAK ka dështuar me inceneratorin e Tiranës, janë hequr emra nga dosja

I ftuar në Ora News, ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se SPAK sot mbi të cilin ka prozhektorët e publikut, është në një sprovë të madhe dhe në një dështim spektakolar për inceneratorin e Tiranës.

Ai shtoi se në rastin e prokurorit të Tiranës as dokumentet ku përmendet kryebashkiaku i Tiranës, dhe komunikimet e Tushës me Klodian Zotos, që është bërë puna, nuk ndodhen në dosjen e muajit dhjetor ku u arrestuan zyrtarët e bashkisë Tiranë.

Këlliçi: SPAK sot mbi të cilin ka prozhektorët e publikut, është në një sprovë të madhe dhe në një dështim spektakolar për inceneratorin e Tiranës. në rastin e hetimit të Ahmetajt Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme kur janë hetuar edhe pllakat e shtëpive në plazh dhe kontaktet me pastrueset për të bërë një hetim të plotë për lidhjet financiare të tij dhe më pas e referoi materialin në kuvend.

Në rastin e prokurorit të Tiranës as dokumentet ku përmendet kryebashkiaku i Tiranës, dhe komunikimet e Tushës me Klodian Zotos, që është bërë puna, nuk ndodhen në dosjen e muajit dhjetor ku u arrestuan zyrtarët e bashkisë Tiranë. Prandaj mendoj se është e qëllimte, sepse janë zbardhur këto materiale, por nuk janë marrë nga prokurori i çështjes.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *