Progresi social, Shqipëria humb 4 vende, renditemi të 57-ët. Bien treguesit e lirisë së arsimit

Indeksi i progresit social për vitin 2023, ka treguar se situata në Shqipëri është përkeqësuar, për pasojë vendi ynë ka humbur 4 vende krahasuar me një vit më parë. Shqipëria është renditur e 57 nga 170 shtete pjesëmarrëse në Indeksin e Progresit Social.

Shumë prej komponentëve janë përkeqësuar me të paktën 10 pozicione, siç janë arsimi bazë, shëndeti dhe arsimi i avancuar. Ashtu si edhe në raportin e një viti më parë dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë Liria Personale dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke na renditur përkatësisht në vendin e 130 dhe  të 94-tërtin.

Nga të gjithë komponentët, vendi ynë është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale dhe strehimi, duke u renditur në vendin e 39 në botë. Performancë të mirë ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në informacion dhe komunikim, të drejtat personale, në shëndetësi dhe në cilësinë e mjedisit. Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila renditet në vendin e 60-të. Në raportin e Indeksit të progresit social, shohim se vendin e parë e kryeson Danimarka me 90.38 pikë, më pas vijnë Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Zvicra në vendin e pestë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *