Rritet çmimi i ujit të pijshëm, qytetarët vlonjatë e cilësojnë të padrejtë dhe të shtrenjtë

0
120

Nisur nga data 30 janar uji i pijshëm do të kushtojë 30% më shtrenjtë për abonentët familjarë dhe bizneset në bashkinë e Vlorës. Thënë më qartë këshilli bashkiak ka miratuar që nga 46 lekë për metër kub, qytetarët vlonjatë tani do të paguajnë 60 lekë për metër kub ujë të harxhuar në sahatet e tyre.

Sipas zyrtarëve rritja synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve dhe të synojë zgjatjen e fashës së orarit të furnizimit me ujë të pijshëm. Por për vlonjatët kjo rritje nuk justifikon as shërbimin dhe as furnizimin me ujë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here