Policia e Vlorës ka liruar 15 të shoqëruarit për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.
Lirimi i personave të shoqëruar është bërë pas mesnatës, pas rreth 18 orësh që mbaheshin në ambientet e komisariatit. Policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar.
Bazuar nga hetimet, ekzekutimi është kryer me snajper në distancë nga automjeti i cili ka qëndruar i parkuar për rreth 20 minuta përpara banesës së 23 vjeçarit.
Mësohet se autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin tip BMV X3, i cili u gjet i djegur në lagjen “24 Maji”. Ndërsa më pas, kanë përdorur një mjet tjetër për t’u larguar nga Vlora drejt Elbasanit.
Mjeti është sekuestruar nga policia dhe rezulton të jetë në pronësi të një personi nga Elbasani, i cili ka deklaruar në polici se e kishte shitur këtë automjet, por në fakt nuk posedon një kontratë shit-bjerje.