Amir Rrahmani bëhet hero, shënon në shtesë golin e fitores së Napolit

Izolimi jep efekt për Napolin, që rikthehet të ftojë pas tre ndeshjes në kampionat.

Të kaltrit e Mazzarrit ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj Salernitanës, teksa heroi ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që shënoi në minutën e 96-të golin me vlerën e 3 pikëve.

Salernitana e Simone Inzaghit kaloi e paranë avantazh me golin e veteranit Candreva në minutën e 29, i cili bëri që të bjerë heshtja në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Megjithatë entuziazmin e ndezi Politano në shtesën e pjesës së parë, kur ekzekutoi saktë një penallti dhe riktheu baraspeshën.

 

Në pjesën e dytë Napoli krijoi shumë volum dhe raste shënimi, por goli me vlerë tre pikëshe do të vinte vetëm në minutat shtesë.

 

Pas një goditjeje dënimi, topi shkoi në zonë, në këmbët e Rrahmanit, që e stopoi mirë dhe si një penallti në lëvizje, gjuajti saktë për ta dërguar në rrjetë.

 

 

 

 

 

 

 

Share it :