FOTO – Kush është ‘shënjestra’ e atentatit të djeshëm në Tiranë

0
164

Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi, 41 vjeç nga Memaliaj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, ku Zamir Kalemi ishte duke qarkulluar me një makinë tip smart, me targë AA066KJ, ndërsa ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autorët gjithashtu kanë qenë në një makinë në lëvizje ndërsa kanë qëlluar me armë në drejtim të objektivit të tyre.

Si pasojë e të shtënave, 35 Kalemi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit dhe kushëri i Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat me eksploziv afër rrethrrotullimit që të çon për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ndërsa vëllai i tij Andrea Kalemi u plagos me thikë në burgun e Koridhalos më 14 Dhjetor 2023, teksa edhe më parë kishin tentuar ta eleminonin kur ndodhej në ishullin Pax të Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here