Piotr Zielisnki gjithnjë e më shumë drejt Interit. Siç shkroi “Gazzetta dello Sport” dje, zikaltrit kanë ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për të marrë miratimin e polakut për transferimin në Milano me parametër zero në verë, duke i bërë një propozim për një kontratë tre-vjeçare me opsion për një vit shtesë, ndërkohë që do të ketë një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.
Zielinski nuk rinovoi me Napolin dhe konfirmoi se dëshiron të qëndrojë në Serinë A dhe nuk ka ndër mend t’i bashkohet Ligës saudite. Marota gjithashtu ndien se është në “pole” kundër Juves, i cili ndjek gjithçka me Xhuntolin që nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin e tij për ish-mesfushorin.
Ashtu si në Torino, edhe në Apiano Zielinski është një profil i pëlqyer nga të gjithë, nga drejtuesit te trajneri, të cilët vlerësojnë jo vetëm faktin që lojtari e njeh mirë Serinë A, por edhe eksperiencën e tij ndërkombëtare.