Sulmohet policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, lëndohet një efektiv

0
240

Një automjet në fshatin Sudodoll, në veri të Mitrovicës, nuk i është bindur urdhrit të policisë së Kosovës për të ndaluar, duke sulmuar dhe goditur një zyrtar policor.

 

I lënduar ka mbetur efektivi i policisë ndërkohë që kolegët në kushtet e krijuara janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për të vënë situatën nën kontroll.

Drejtuesi i mjetit është neutralizuar dhe arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur lëndë narkotike, të llojit 2 mariuhanë me peshë 2 kg.

Materialet në nagrkim të të dyshuarit janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.

 

“Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

 

Të ndodhur në këtë situatë, kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit.

 

Gjatë zhvillimeve në këtë situatë pos një polici të lënduar (goditur nga vetura), gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

 

Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

 

Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here