15-vjeçari qarkullonte pa patentë, makina e tij del nga rruga, mbetet i plagosur një i mitur

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 15-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar mjetin pa patentë.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetitn në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

 

Share it :