Edhe këtë të diel, për të 14-tën ditë me radhë, mbështetësit e kryetarit të PD, Sali Berisha, janë mbledhur poshtë banesës së tij në protestë.
Qindra demokratë janë solidarizuar me Berishën, pasi është duke vuajtur arrestin politik të dhënë nga gjykata e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.Që në 30 dhjetor, Berisha ndodhet në arrest shtëpie, pasi GJKKO në mënyrë antikushtetuese i ndryshoi masën nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’