Tirana e pabanueshme me tym e pluhur/ Ironia e Manjanit: Kemi lali Erin me rreth 2 milion pemet qe ka mbjelle….kalon e inceneratorit qe nuk ekziston..

0
333

Nga Ylli Manjani/

Se ç’qenka një kompani qe quhet IPSOS a Edepsez, a ç’i thonë, që na paskësh nxjerrë Tiranën të pabanueshme.Ka tym, pluhur, kaos urban e ku e di unë se çfarë tjetër.

Gjepura

Ne na merr të keqen se qytetin e kemi të rinisë e të sporteve. E kemi me kulla shumë katëshe aq sa nuk kanë qenë as në vitin 1938 e as në kohën e partisë mëmë të punës. Pavarësisht se ende nuk kemi arritur të mbledhim kakën tonë të përbashkët e ta fusim nëpër tubacione.

Kemi hyrë në milionin e dytë të pemëve të mbjella dhe,njëkohësisht në milionin e tretë të shqiptarëve të larguar nga vendi.

Kemi ndërtuar apartamente aq sa nuk ka më kush ti blejë, pavarësisht se paguajmë edhe për të pastrehë.

Qyteti nuk ka tym sepse plehrat nuk digjen, ngaqë nuk ka incenerator pavarësisht se paguajmë. Ne djegim pare jo plehra, marrin vesh ata të edepsezit apo jo?!

Kryeqyteti po përjeton bum të paparë ekonomik aq sa nuk gjen më as punëtorë krahu, se zanatçinj jo e jo!

Profesionet e lira po përjetojnë ditët e veta më të lumtura, aq sa është e gatshme të paguajë paradhënie tatimin e ri mbi fitimin që vendosi qeveria. Po e luftojmë informalitetin me bukë në trastë!

Fëmijët janë të lumtur aq sa klasat nëpër shkolla gjithnjë e më shumë po boshatisen. E pra bashkia ka bërë 40 shkolla të reja aq sa Ndrec Ndue Gjoka i partisë…

Euros i kemi treguar vendin aq sa Banka e Europës po shkul leshtë që të bëjë ekonominë e BE me lekë.

Familjet shqiptare në kryeqytet jetojnë momentet më të mira të tyre sepse kanë arritur të përcjellin të rinjtë në emigracion. Nga emigracioni qyteti, sigurisht, duket lule.

Tani ç’a dreqin do ky edepsëz IPSOS?!

Apo mos do të thotë se Tirana shëmbi të vetmin Teatër Kombëtar që kishte për ta bërë pallate?! Apo se trashëgimia historike e kulturore po shuhet?!

Jo or jo!

Ne kemi Galerinë e Arteve, e cila megjithse kemi atë të gjatin piktor, nuk ka arritur të hapet asnjë ditë të vetme në këto 5 vitet e fundit.

Ne kemi EriVelin,i cili megjithse po jeton me pordhë në zemër (with fart in the heart ) se kanë dalë ca hetime andej nga SPAK, po punon me vetmohim për këtë qytet e për këtë vend.

Edepsezët a IPSOS-ët e kanë kot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here