Tirana toksike e Veliajt, kullat asgjësojnë fushat sportive

0
98

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili shprehet kundër politikës së ndjekur në Tiranë, me qytetin që vijon të mbushet me ndërtime dhe kulla.

Sipas Vaslit, kjo bëhet për përfitime personale të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në një postim në “FB” të titulluar “Tirana toksike e Veliajt, kullat asgjesojne fushat sportive”, Vasili shkruan:

Tirana eshte kryeqyteti ne gjendjen me te keqe per terene e fusha sportive. Por pavaresisht nga kjo Veliaj dhe Rama japin leje per kulla mbi fushat sportive sic eshte rasti i kulles Hora 140 metra e larte tek fushat sportive të Universitetit të Sporteve.

Per Veliajn e Bashkise Tirana eshte thjesht nje fjetore e madhe betoni qe pastron para’. Dymbedhjete kulla jane miratuar vetem se fundmi. Tirana eshte nje qytet i helmuar nga betoni i mafies dhe korrupsionit.

Megjithese dhjetra mijra apartamente jane bosh sepse qytetaret e zakonshem te Tiranes nuk i blejne dot megjithate ngritja e kullave nuk ndalet. Tirana qyteti me gjelberim te asgjesuar, me trasport publik per turp, pa sherbime, qe gropos plehrat si ne mesjete, pa sherbim shendetesor ne teritor dhe pa terene e fusha sportive, pa teatro e ambiente argetuese, pa monnumente historike eshte thjesht nje qytet toksik.

Ky eshte plani i zi i Veliajt per te tjetersuar ne menyre makabre Tiranen dhe per ti zhdukurçdo vlere jetesore, mjedisore, kulturore dhe historike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here