Për të folur për raportin e OBSH që tregoi që shqiptarët paguajnë rreth 60% të shpenzimeve shëndetësore nga buxheti i tyre familjar ishte i ftuar në syritv mjeku Ilir Alimehmeti.
Alimehmeti u shpreh gjatë intervitës se kjo situatë ka qenë që prej 10 vitesh dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
Alimehmeti: Shifra është absolutisht tejet e lartë. Jo që nuk e dinim këtë e kemi shumë të qartë por kjo është thjesht një kuantifikim që bën një organizatë ndërkombëtare prestigjiozie, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Nuk ka institucion më të lartë se OBSH përsa i pëket shëndetit në nivel botërorë. Dhe në momentin kur ato thonë se ne jemi në atë nivel afro 60% të jep situatën e vërtetë.
Por të themi të vërtetën nuk është se është një çudi që ndodhi vitet e fundit. Po të shihni të dhënat në 2015, 57.3 ishim pra që nga 2015 e këtej në këto shifra vërtitemi tek 60%. Çfarë do të thotë 60%? Supozohet që në 10 lekë që ka nevojë për t’u harxhuar për shëndetësi, 6 lekë në i qesim nga xhepi direkt, pra nga xhepi jonë individual dhe katër lekë të tjera i paguan shteti. Tani shteti dhe këto katër lekët e tjera nga xhepi i jonë i merr përmes taksave që ne i paguajmë. Çfarë dua të them? Të mos harrojmë këto janë ç’ka deklaron ministria pra le të themi se këto janë shifra zyrtare. Ndërkohë që nëse ne bëjmë llogaritë që sa para rrjedhin ekstara jashtë këtyre lloj shpenzimeve, ju e dini ekziston tregu i kontrabandës. Dhe kjo del nga kontrollet e larta të shtetit, del në hetime.
Ju e dini që xhiron dhe një tjetër nivel parash jo të regjistruar të cilat ne i pagujmë nga xhepi jonë dalin dhe ato. Kam frikë që ajo shifër është më e lartë se aq. Që një familje të shkojë drejt një rrisku të lartë për tu varfëruar mjafton niveli 30%. Kjo është e kalkuar dhe e publikuar mund ta gjeni kudo është indikator që ne njohim pra rritet shkalla e varfërisë nëse pagesa nga xhepi kapërcen 29.7%. Ne jemi në 59.7% jemi dyfish më shumë se sa kjo shifër. Pra shumë qartë shpenzimet shëndetësore siç e kemi thënë kushedi sa e sa herë e kemi parë në Covid e kemi parë kudo ka rrënuar familje nga ana shëndetësore, njerëzit kanë qenë të detyruar të hyjnë në borxhe, kanë qenë të detyruar të marrin kredi të shesin një shtëpi që kanë pasur.