Protestat masive/ BILD: Problemi është qeveria, jo demonstruesit

0
102

Nga Jan W. Schaefer, BILD

Diçka po ndryshon në Gjermani! Politikanët e lartë të koalicionit qeverisës kanë paralajmëruar prej ditësh: në protestat antiqeveritare po depërtojnë elementë radikalë me fantazi përmbysjeje. Edhe kancelari i është bashkuar këtyre zërav

Kjo është e rrezikshme- sepse si rezultat po shpifet kundër shumicës dërrmuese të njerëzve që janë të pakënaqur në përgjithësi.

Është sikur fermerët, zejtarët dhe shoferët e kamionëve të ishin aq budallenj sa nuk krijojnë dot mendimet e tyre. Sikur të ishin pasardhës të vullnetshëm të ekstremistëve.

Me sa duket, shumë politikanë të koalicionit qeverisës ende nuk e kuptojnë: nuk janë demonstruesit problemi, por ata vetë!

Miliona qytetarë gjermanë janë thellësisht të zhgënjyer me qeverinë. Ata janë të frustruar me marrëzitë e vazhdueshme të koalicionit në pushtet dhe kërkojnë ndryshime: sepse ata janë demokratë- dhe jo nazistë.

Koalicioni në pushtet nuk duhet të harrojë: ata janë aty për qytetarët- jo anasjelltas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here